PDK shkëput komunikimin me TV Dukagjinin

PDK e akuzon TVD për propagandë politike në shërbim të VV-së

Shefi i shtabit të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi përmes një konference për media ka njoftuar se PDK-ja nga sot e ka shkëputur çdo komunikim me ‘TV Dukagjinin’ dhe e ka akuzuar këtë televizion për propagandë politike. Ai ka akuzuar këtë televizion se “ka kohë që është shndërruar në zyre të propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit, por tashmë e ka arritur kulmin”.

Back to top button