Peci: Kurti e dinë se në Bruksel nuk mund të ketë biseda serioze deri të kryhen zgjedhjet

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar deklaratën e Kryeminsitrit të Kosovës, i cili tha se ”Unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim, sepse Serbia s’ka ndryshuar. Pra, nuk pritet që të bëhen ndryshimet në Bruksel, duhet të bëhen ndryshimet në Beograd, sa i përket qasjes ndaj Kosovës, në mënyrë që unë ta rimendoj qëndrimin tim, lidhur me vazhdimin e dialogut”, të bërë sot pas takimit me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Peci lidhur me këtë tha Kurti e dinë që në Bruksel nuk mund të ketë biseda serioze deri të kryhen zgjedhjet.

”Mendoj që Albin Kurti e dinë se në Bruksel nuk mund të ketë biseda serioze deri të kryhen zgjedhjet në Kosovë, dhe kjo retorike e tij është në kuadër të momentumit politik para zgjedhor në Kosovës, dialogu nuk ka alternativë”, tha Peci./21Media

Back to top button