Peci: S’ka asnjë arsye që të na mbetet hatri se pse Shqipëria nuk po dëshiron te mbytet me ne

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci ka reaguar pasi u anulua mbledhja e dy qeverive. Ai ka thënë se nuk duhet të fajësohet Shqipëria për një gjë të tillë.
“Nëse po dëshirojmë te mbytemi vet, nuk ka asnjë arsye që të na mbetet hatri se pse Shqipëria nuk po dëshiron te mbytet me ne! Kur e benë njet me be vetëvrasje, askush nuk mundet te shpëtoj, edhe nese e ke prind, vëlla apo motër! Fikë se fike, bile me muzike! Huzzah!”, ka shkruar Peci, përcjell portali rtv21.tv
Qeveria shqiptare është tërhequr. Sot nuk do të ketë mbledhje të përbashkët Shqipëri- Kosovë, e paraparë të mbahej në Gjakovë ku ishte planifikuar nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh mes dy palëve. Ky vendim vjen si një përgjigje ndaj qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti në raport me partneret strategjik ndërkombëtar, për situatën e krijuar në veri si dhe për çështjen e themelimit të asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Rama tha se ka kërkuar një format tjetër takimi me Kurtin.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV21 tha se takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër.
“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, ka thënë Kryeziu./21Media
“
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?