Vuçiq takon QUINT-in: Kam vendosur të mos e them asnjë fjalë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe kreun e Zyrës së BE-së në Beograd.
Megjithatë pas këtij Vuçiq nuk ka pranuar të komentojë asgjë.
“Kam marrë vendim që të mos e them asnjë fjalë të vetme për takimin me përfaqësuesit e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së në Beograd. Mendoj që është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./21Media