​Pedri ia siguron Barçës tri pikë të reja

Barcelona e zgjeroi ecurinë e saj të fitoreve në gjashtë ndeshje radhazi me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Getafe-s së kërcënuar për rënie nga elita e futbollit spanjoll, në një fitore që gjithashtu bëri që ata të thellojnë përkohësisht epërsinë e tyre në gjashtë pikë nga Real Madridi.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 35’ nga Pedri pas asistimit nga Raphinha.
Pas 17 xhirove, Barcelona ka grumbulluar 44 pikë duke e ruajtur vendin e parë, derisa ndiqet nga Real Madridi me 38 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Back to top button