Kaloni te përmbajtja kryesore

Për dy ditë u evakuan 80,000 njerëz nga Kievi dhe Sumy

Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth kryeqytetit të Ukrainës Kiev dhe qytetit Sumy, në verilindje, gjatë dy ditëve të fundit, ka thënë qeveria ukrainase.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram se më shumë se 60,000 njerëz ishin evakuuar nga Sumy dhe vendet përreth, transmeton rtv21.tv.
Dhe rreth 20,000 njerëz janë evakuuar nga zonat në veriperëndim të Kievit, shtoi ajo, ndërsa 3,000 të tjerë u morën “me vështirësi” nga Izyum, një qytet në Ukrainën lindore.
Sipas Kombeve të Bashkuara, që kur Rusia pushtoi Ukrainën, rreth 2.3 milionë njerëz janë larguar nga vendi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button