Për dy javë qëndroi i mbyllur, rihapet Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë qëndroi i mbyllur për dy javë për shkak mungesës së energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi në Facebook, faqja zyrtare njoftoi se për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike janë detyruar që muzeu të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave të nevojshme.
“Duke marrë parasysh ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës, Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave të nevojshme për funksionimin adekuat të muzeut. Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të vizitojnë Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë, të ndjekin platformat tona të mediave sociale për çdo përditësim në lidhje me hapjen e muzeut”, thuhej në njoftim.
Ndërkaq, dy ditë më parë, gjithashtu u njoftua se tashmë ata kanë filluar punën.
“Lajme të mira! Pas rreth dy javësh të mbyllur për shkak të vështirësive teknike, jemi të lumtur t’iu njoftojmë se Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë, i ka rihapur dyert. Jemi të emocionuar t’i mirëpresim të gjithë vizitorët në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë dhe kemi kënaqësinë të eksplorojmë ekspozitën e përhershme në muze dhe ngjarjet e ardhshme që do të zhvillohen në hapësirën e institucionit”, thuhej tutje në njoftim.
Kujtojmë se për shkak të mungesës së energjisë elektrike, edhe shumë shfaqje u anuluan, e aktorët nuk kanë lënë pa shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë ngjarje aspak të zakontë./21Media

Back to top button