Kaloni te përmbajtja kryesore

Për tiketë kundërvajtjeje, kanoset zyrtarja e policisë

Policia te i dyshuari ka gjetur edhe substancë narkotike

Policia e Prizrenit njofton se një zyrtare policore jashtë detyrës zyrtare, dje ka qenë me veturë private në rrugë në lëvizje, ku është kanosur nga i dyshuari, i cili ka tentuar ta hapë derën e veturës.

“I dyshuari e kishte kanosur për arsye se para dy muajve zyrtarja policore ia ka shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar vetura e të dyshuarit, aty është gjetur substancë narkotike e cila konfiskohet së bashku me veturën e të dyshuarit, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button