Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e radhës në “Fadil Vokrri”

 

Pas dy fitoreve radhazi ndaj San Marinos dhe Maltës, Përfaqësuesja e Kosovës iu rikthye punës dhe u stërvit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes, “Dardanët” u stërvitën para ndeshjes së radhës miqësore kundër Guineas, e cila do të zhvillohet të martën më 8 qershor.

Në stërvitje morën pjesë kryesisht lojtarë të rinj të ftuar nga Challandes që luajnë në Superligën e Kosovës e për të cilët trajneri zviceran deklaroi se do të vlerësohen nëse kanë potencial për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.

Ndeshjen ndaj Guineas, Kosova do ta zhvillojë në Turqi.

Back to top button