Një zjarr masiv ka përfshirë katin e 27 të kullës së Qendrës Botërore të Tregtisë në Bruksel.

Në pamjet e publikuara shihen flakë masive si edhe re të dendura tymi të krijuara prej tyre.

Ky zjarr nuk duhet nënvlerësuar”, tha kreu i brigadës së zjarrit të Antwerp, Bert Brughemans.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.

Kulla ishte në rinovim dhe gjatë momentit që ka rënë zjarri ishin të pranishëm vetëm disa punëtorë, të cilët arritën të evakuohen në kohë.