Përfshihet nga zjarri një shkollë në Prishtinë

Sot rreth orës 10:00 një pjesë e kulmit të shkollës “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Policisë, nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës.
Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.
“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci./21Media 

Back to top button