Përfshihet nga zjarri një shtëpi

 

 

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Rastin për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka treguar se nuk ka të lënduar, por vetëm dëmeve materiale.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka thënë Borovci.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen për ta lokalizuar zjarrin./21Media

Back to top button