Përfundon takimi, Lajçak: Ishte një diskutim i rëndësishëm

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e presidentit të Gjermanisë, Olaf Scholz, e atij të Francës, Emmanuel Macron, i cili zgjati rreth 2 orë.
Lajçak ka thënë pas takimit se kanë diskutuar me Kurtin se si ta çojnë dialogun përpara, duke shtuar se nuk mund të japë më shumë detaje.
“Diskutuam për dialogun dhe rreth asaj se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i rëndësishëm dhe besoj se mund ta kuptoni se nuk mund t’i bëjmë të ditura detajet sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Lajçak./21Media

Back to top button