Përmbytjet në Shqipëri, Rama: Ekipet mjekësore janë në gatishmëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ekipet mjekësore janë në gatishmëri për çdo të prekur nga përmbytjet në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar disa pamje nga qytetarët që kanë marrë ndihmë. Ai ka bërë thirrje që të telefonohet 127 për çdo urgjencë mjekësore.
“Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të #Vjosës”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

 

Back to top button