Kaloni te përmbajtja kryesore

308 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 308 raste të reja me Covid-19 nga 2.643 testimet e bëra.
Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit tetë pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 246 të tjerë janë shëruar.
Gjithashtu, në Regjistrin e personave të vdekur me diagnozë Kovid-19, është regjistruar një person i vdekur më 10.12.2021.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 219.408, numri i pacientëve të shëruar në 205.946, i të vdekurve në 7.732, dhe momentalisht ka 5.730 raste aktive./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button