Përparim Rama flet për marrëveshjen me PDK-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje lidhur me marrëveshjen me PDK-në për qeverisjen në komunë. Ai tha se me PDK-në ende nuk i kanë ndarë postet.
“Jo, nuk i kemi ndarë. Kjo varet krejt prej njerëzve. Ne duam njerëz profesional, me eksperiencë menaxheriale, kjo është ideja dhe kështu do të shkojmë përpara. Një gjë e mirë që ka ndodhur edhe gjatë procesit të garës është që përbrenda programit tonë, programi ynë ka qenë i detajuar. Edhe programet të tjera (nga partitë) që kanë garuar në të njëjtën kohë, kemi ngjashmëri pothuajse 95 përqind ose 100 përqind. Kështu që nuk do të kemi probleme aty. Pra, ka mbetur vetëm çështja e gjetjes së njerëzve profesionist për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, që ato premtime që i kemi bërë t’i zbatojmë”, ka thënë Rama.
Ai shtoi se nuk do kenë problem më ndryshim të programit, pasi nuk ka shumë dallim me atë që ka shpalosur PDK dhe partitë e tjera, sipas tij, diskutim janë vetëm personat që do vendosen në drejtori.
“Sa i përket mundësisë për ndryshim programi për shkak të koalicionit, mund të them se kemi ngjashmëri në shumë pika, kjo nuk do jetë problem, çështja është tek gjetja e personave profesionistë”, theksoi ai.
Rama u bëri thirrje edhe partive tjera që të bashkohen për zbatim të projekteve.
Kreu i Prishtinës ka pohuar se kanë tentuar të bëjnë koalicion edhe me VV-në.
Fehmi Kupina nga LDK sot në seancën e jashtëzakonshme të komunës, u zgjodh kryesues i Asamblesë së Prishtinës./21Media

Back to top button