Përplasen dy trena në Itali, raportohet për 17 të lënduar

Dy trena janë të linjës hekurudhore Bologna-Rimini, janë përplasur në zonën e Ravenna-s në Itali.

Sipas informacioneve paraprake 17 persona kanë mbetur të lënduar. Mediat italiane raportojnë se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë me ekipe nga Ravenna dhe Forli.

Ndërsa trafiku i trenave është pezulluar midis Castel Bolognese dhe Forli.

Back to top button