Sot zhvillohen çerekfinalet e para të Superkupës së Kosovës në basketboll

Spektakël të madh pritet të ketë nga data 7 deri më datën 11 të këtij muaji, kur organizohet Superkupa e Kosovës në basketboll.
Tetë klube të kampionatit elitar janë pjesëmarrëse në këtë turne, ku do të ketë përballje tejet interesante.
Sot do të zhvillohen dy përballjet e para të kësaj gare, të vlefshme këto për Grupet A dhe D të fazës së çerekfinales.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, ku përballen kampioni i Kosovës në basketboll, Ylli dhe klubi i Vëllaznimit.
Ndërkaq, çerekfinalja e dytë që zhvillohet në kuadër të programit të sotëm fillon nga ora 20:00, ku Sigal Prishtina zhvillon ndeshje me Ponte Prizrenin.
Superkupa organizohet nga Sigal Prishtina në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), ndërsa ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superkupën e Kosovës në basketboll e gjeni më poshtë.
E mërkurë (Grupi A-D)
16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

Back to top button