“Përroi i Njelmët” kërkon rrethrrotullim

Ministria e Infrastrukturës: Do ta shqyrtojmë kërkesën brenda afatit ligjor

Banorët e lagjes “Përroit të Njelmët” protestuan në hyrje të lagjes së tyre, duke kërkuar kështu një rrethrrotullim në këtë pjesë, për shkak se siç thonë u duhet të bëjnë kilometra çdo ditë, të cilat edhe i dëmtojnë materialisht për të arritur në destinacionet e tyre. Derisa, Komuna e Prishtinës për rrugët nacionale nuk kanë kompetencë, kompetenca u takon, Ministrisë së Infrastrukturës në të cilën, thonë se, do të shqyrtojnë kërkesën e banorëve të “Përroit të Njelmët”, konform përgjegjësive dhe afateve ligjore./21Media

Back to top button