Kaloni te përmbajtja kryesore

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit, shembet gardhi mbrojtës, objektet hidhen në drejtim të policisë

Demonstruesit sonte me maska ​​në fytyrë kanë shembur gardhin mbrojtës para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Ata kanë hedhur fishekzjarre dhe sende ndaj policisë.
Policia ka tentuar të shpërndajë turmën që i afrohet gjithmonë edhe më shumë Kuvendit, por protestuesit janë përgjigjur me hedhje sendesh të forta kundrejt policisë dhe mjete piroteknike.
Rreth 100 persona vijojnë të mbeten para dyerve të Kuvendit./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button