Latifi dhe OMK-ja ngushëllojnë familjet Salihi e Gjini

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të mjekut Mentor Salihi dhe Skofiar Gjinit, punëtorë të QKMF-së në Gjakovë, të cilët kanë vdekur si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.
“Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta”, thuhet në mesazhin e Latifi.
Po ashtu edhe Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të mjekut Salihi.
OMK-ja ka bërë të ditur se Salihi kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin “Hasan Prishtina” në vitin 2021.
“Detyra e mjekut si shpëtimtar jete, bëri që Dr. Salihi të ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit./21Media

Back to top button