Personeli teknik proteston për mospërfshirje në listat e shtesave prej 300 euro

 

 

Personeli teknik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës edhe njëherë ia përkujtoi Drejtorisë së SHSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë se luftën kundër COVID-19 e bënë së bashku me mjekët, të cilët do të marrin shtesa nga 300 euro, ndërsa punëtorët teknik jo, shkruan rtv21.tv

Në protestën e cila u zhvillua para objektit të Administratës, punëtorët e zhgënyer u bënë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, ministres së Financave Hykmete Bajrami dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqit që të përfshihen në listën e përfituesve të shtesave prej 300 euro. Ky i fundit ishte i pranishëm në protesë dhe u premtoi punëtorëve teknik se po angazhohet që ta realizojë këtë kërkesë.

Në protesë morën pjesë edhe mjekë të cilën dolën për të përkrahur personelin e qendrave mjekësore, si punëtorë nga administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, shërbyesit e ushqimit, bocmenët, shërbimet teknike, si dhe ata të pastrimit./21Media

Back to top button