Policia arreston inspektorin duke marrë ryshfet nga një kompani ndërtimi

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një inspektor të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, i cili ka kërkuar ryshfet nga një firmë ndërtimi për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve.

Rastin në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) dhe Njësitin Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e ka paraqitur pronari i firmës në fjalë. Ai ka treguar është duke e ndërtuar një objekt në një lagje të Prishtinës dhe se edhe përkundër faktit që posedon leje ndërtimi iu kanë ndaluar punimet nga ky inspektor.

Dje, më 29.09.2020, në ora 17:00, në një restauruan në Prishtinë realizohet arrestimi në flagrancë i një të dyshuari i cili kishte pranuar një shumë parash nga ana e ankuesit. Paratë e marra i gjinden në çantë personit të dyshuar“, njofton tutje Policia.

Më këto veprime, sipas tyre, inspektori dyshohet se ka kryer veprat penale: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, i njëjti me akt-vendim për ndalim të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button