Personi që thyen rekord botëror, ha 10 speca djegës në 33.15 sekonda

Një person nga California ka arritur të thyejë rekord botëror Guinness për ngrënien e specave më djegës në botë.
Në 33.15 sekonda ai ka arritur të hajë 10 speca djegës duke fituar titullin e fundit të rekordit botëror.

Gregory Foster përfundoi sfidën në San Diego rreth nëntë muaj pasi theu një tjetër rekord botëror Guinness.

 
“Ndjesia më e keqe fillon kur ngrihem në këmbë dhe filloj të konsumoj qumësht, ujë, gjithçka për të kaluar vapën e djegies”, ka thënë ai./21Media

Back to top button