Të paktën 15,000 vdekje nga nxehtësia në Evropë gjatë verës  

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se të paktën 15,000 njerëz në Evropë kanë vdekur nga të nxehtit këtë vit.
Në Gjermani janë rreth 4500, në Spanjë 4000 dhe më shumë se 3200 në Britaninë e Madhe, tha drejtori rajonal i OBSH-së Hans Kluge.
Shkaku kryesor i këtyre vdekjeve të lidhura me motin është stresi i nxehtësisë, pra gjendja në të cilën trupi nuk mund të ftohet më.
Numri i vdekjeve ka të ngjarë të rritet më tej, pasi jo të gjitha vendet i kanë dorëzuar ende të dhënat e tyre.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet që edhe verat e ardhshme të ketë viktima nga të nxehtit./21Media 

Back to top button