Pesë të vdekur, 77 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 77 raste të reja.
“Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758. Në total numri i rasteve aktive është 4.176.”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.
Ndërkohë, deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
