Luan Krasniqi: Dyshoj se Joshua do t’i kap sërish majat e këtij sporti
Anthony Joshua ka pësuar disfatën e dytë në karrierë, kur të shtunën është ballafaquar me Oleksandr Usyk në kuadër të peshave të rënda.
Ai ka pësuar disfatë me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, mirëpo ka kërkuar revansh menjëherë pas meçit.
Këtë luftë e ka komentuar edhe ish-boksieri Luan Krasniqi, i cili e ka uruar Usykin për përformacën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa ka shtuar se ka shumë dyshime rreth asaj nëse Joshua do të mund të ngjitet sërish në majat e këtij sporti.
”Urime për Oleksandr Usyk, ishte një performancë e fortë kundër Anthony Joshuas. Nuk e prisja këtë. Por ai kurrë nuk e la Joshuan të shpaloste fuqinë e tij dhe në fund e meritoi. Jam i ngazëllyer të shoh se si do të vazhdojnë të dy tani. Personalisht, kam dyshime se Joshua mund të arrijë përsëri në maja”, ka shkruar Krasniqi në facebook.