Pesë të vdekur dhe 88 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur pesë persona të prekur me Covid-19, ndërsa, nga 1618 testime të realizuara 88 persona kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive janë: Shkup-45, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-7, Tetovë-6, Strugë-3, Manastir-2, Ohër-3, Gostivar-1, Strumicë-7, Kriva Pallankë-2, Koçan-3, Makedonski Brod-1, Vinicë-1 dhe Kërçovë-2.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 135 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Shkup-42, Kumanovë-17, Shtip-7, Prilep-16, Tetovë-10, Veles-1, Manastir-2, Ohër-4, Gostivar-10, Gjevgjeli-4, Kriva Pallankë-5, Radovish-2, Koçan-4, Probishtip-2, Pehçevë-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-3 dhe Resnjë-1.

Ndërkaq, betejën me virusin korona e kanë humbur pesë pacientë, shkruan TV21./21Media

Back to top button