Peticioni “Për një Kosovë pa vetëvrasje”, edhe rreth 5 mijë nënshkrime për t’u dërguar në Kuvend

Mostrajtimi i duhur nga institucionet shtetërore për fenomenin e vetëvrasjeve, ka detyruar organizatën “Linja e Jetës”(organizatë për parandalimin e vetëvrasjeve), të krijojë një peticion “Për një Kosovë pa Vetëvrasje”, i cili kërkon nga institucionet publike që të trajtojnë çështjen e vetëvrasjes me urgjencë dhe profesionalizëm.

Kërkesat e peticionit për parandalimin e vetëvrasjes janë që të hartohet një ligj i cili rregullon shërbimet për parandalimet e vetëvrasjes. Ligji duhet të përfshijë mbështetjen psiko-sociale, gjithashtu programe sociale që munden me i ndihmua individëve.

Deri më tani kjo organizatë ka arritur rreth mbi 5 mijë nënshkrime e për t’u dërguar në Kuvendin e Kosovës duhet të arrijë deri në 10 mijë.

Drejtori i organizatës “Linja e Jetës” dhe organizatori i peticionit “Për një Kosovë pa Vetëvrasje”, Bind Skeja, kërkon bashkëpunim me mediat, policinë dhe shkollat për parandalimin e vetëvrasjeve.

“Kërkesat e peticionit për parandalimin e vetëvrasjes që të hartohet një ligj i cili rregullon shërbimet për parandalimet e vetëvrasjes. Ligji duhet të përfshijë mbështetjen psiko-sociale, gjithashtu programe sociale që munden me i ndihmua individëve, jo vetëm psikologu e psikiatri që duhet të jenë të specializuar në fushën e parandalimit të vetëvrasjes, gjithashtu mënyra që ne mundemi me i ndihmua individëve, për shembull që janë duke vuajtur prej varfërisë, kanë mbetur pa strehë dhe pastaj që ajo i shtynë të ketë mendim për vetëvrasje. Jemi duke kërkuar që të kemi bashkëpunim me mediat në mënyrë që raportimi i vetëvrasjeve të bëhet në mënyrë sa më etike, jemi duke kërkuar që të përfshihet parandalimi i vetëvrasjes si objektivë institucionale në secilin institucion shkolla, policia, gjithashtu me pas edhe diçka që i obligon që me e marrë përsipër parandalimin e vetëvrasjeve në hapësirat e tyre dhe me ofrua mbështetjen më të madhe dhe më urgjente në komunitetet jo-shumicë pasi që këto komunitete zakonisht kanë numra më të lartë të vetëvrasjes sesa grupet e tjera”, ka thënë Skeja.

Skeja, ka shtuar se kur të arrihen 10 mijë nënshkrime atëherë peticioni do ta dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës.

“Ne po bazohemi tek ligji për nisma legjislative, i cili lejon qytetarët që kur të mblidhen 10 mijë nënshkrime për një kauzë specifike munden me kërku ose ndërrimin e një ligji apo hartimin e një ligji të ri. Kur të bëhen 10 mijë nënshkrime atëherë e dorëzojmë në Kuvend, tashmë e kemi përfunduar gjysmën e punës, i kemi vërë diku 5200 mijë nënshkrime, kur të bëhen edhe 5 mijë të tjera pastaj fillojmë..1:46 Gjithashtu janë edhe duke u mbledhur ANIBAR në Pejë ka dalë në sheshin e Pejës, në Gjakovë Activism Roots është duke mbledhur në zyrën e tyre dhe në Prizren QBD-ja dhe OJQ thyen gjithashtu janë duke mbledhur nënshkrime. Ne në Prishtinë, i kemi edhe disa pika të ndryshme, munden të shkojnë tek organizata TOKA ose QKZGJ, por po shikojmë me u zhvendosë edhe në hapësira të tjera që me pas çdo qytetarë mundësinë që me e nënshkruar peticionin”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Skeja ka theksuar se kot ofrohen fushata vetëdijësuese kur nuk ka se ku të drejtohet personi me mendime të tilla.

Për momentin në Kosovë i vetmi shërbim shfrytëzues në Kosovë për parandalim të vetëvrasjes është “Linja e Jetës”.

“Fushata vetëdijësuese ka goxha shumë dhe natyrisht duhet tërë kohën me vazhdua, por fokusin ku e kemi ne për momentin është tek ofrimi i shërbimeve për shkak se kot ofron fushata vetëdijësuese kur nuk ke se ku ta drejtosh personin, i vetmi shërbim shfrytëzues në Kosovë tani për parandalim të vetëvrasjes është “Linja e Jetës”, dhe ne vet nuk mundem me e marrë barrën për me i ndihmua çdo individi për shkak se ne nuk mundemi me bërë më shumë se telefonatën që i ndihmojmë. Kur kalon ligji dhe ofrohen shërbimet për personat dhe janë shërbime adekuate që munden me i mbështet të gjithë ata që vinë për të kërkuar ndihmë, atëherë ne mundemi me fol më shumë për vetëdijesim që të sigurohemi se gjithkush aplikon”, ka theksuar Skeja.

Për të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të nënshkruajnë peticionin, peticioni vazhdon çdo ditë në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë./kp

Back to top button