Peticioni për shkarkimin e kryetarëve, KQZ u kthen përgjigje qytetarëve të Veriut

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për RTV21 ka konfirmuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kthyer përgjigje qytetarëve serbë që kërkuan inicimin e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në Veri.

Elezi tutje ka thënë se i kanë njoftuar ata që sipas akteve nënligjore të MAPL’së, kjo çështje duhet të dorëzohet të kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse.

”Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent”, tha Elezi./21Media

Back to top button