Petkoviq i sheh si kërcënim deklaratat e Kurtit për marrëveshjen e targave

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se marrëveshja për targat dhe parimi i reciprocitetit është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm.
Petkoviq përmes një postimi në ”Facebook”, tha se Kurti nuk ka kredibilitet që të flasë për reciprocitetin në dialogun dhe marrëveshjet e arritura me Beogradin.
”Deklararime të tilla nuk janë gjë tjetër veçse një kërcënim i parakohshëm dhe nuk kanë të bëjnë fare me respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka shkruar Petkoviq.
Petkoviq ka theksuar se me ardhjen e Kurtit në pushtet serbëve në Kosovë iu janë  shkelur rregullat themelore të të drejtave të njeriut.
”Beogradi do të ruajë paqen dhe stabilitetin, duke u kujdesur veçanërisht për serbët në Kosovë, të cilët që nga ardhja e Kurtit në pushtet, kanë pësuar çdo ditë dhunë institucionale veçanërisht në formën e shkeljes së rregullave themelore të të drejtave e njeriut”, ka shkruar tutje Petkoviq./21Media

Back to top button