Petkoviq: Kurti tani po i qëron hesapet me Escobar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “në një urrejtje patologjike për çdo marrëveshje dhe pajtueshmëri të arritur me Beogradin”, Albin Kurti ka nisur të qërojë hesapet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për shkak të këmbënguljes së tij në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.
“Duke mos ftuar në diskutim për formimin e Asociacionit Kurti mori mesazhin më të qartë deri më tani se askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet. Kurti i fyer nuk e ka vërejtur se si po i hidhej vetes në qafë, pra ai së pari thotë se nuk ka hierarki marrëveshjesh, por renditje kronologjike, duke dhënë kështu një argument kyç për formimin e Asociacionin i cili është e lidhur me gjashtë pikat e para të Marrëveshjes së Brukselit”, tha Petkoviq.
Ai tutje shtoi se “Kurti në këtë mënyrë pranoi se i takon atij dhe autoriteteve në Prishtinë që fillimisht të përmbushin pjesën e tyre të obligimeve për të cilat serbët kanë pritur shumë gjatë”, tha Petkoviq dhe nënvizoi se kur është fjala për kronologjinë, Kurti e di shumë mirë se për Asociacionin është rënë dakord para dhjetë vitesh, kështu që, vërehet se ky obligim i Prishtinës është dashur të përmbushet shumë kohë më parë”./21Media

Back to top button