Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit me kafshë

Policia e Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra/kafshë.
“Me datë 27.01.2023 rreth orës 14:00 Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për parandalim dhe luftim të dukurive të kundërligjshme dhe kontrabandës në pika kufitare, ka bërë intensifikimin e aktiviteteve taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat nga DRPK-Lindje i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Xh. C, është zënë në flagrancë duke bërë kontrabandim të tre gjedhëve (dy lopë dhe një viç)”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës./21Media

Back to top button