Pezullohet nga pozita drejtori i QKK-së, Arben Zharku

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës ka pezulluar përkohësisht nga detyra drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.
I kontaktuar nga portali rtv21.tv në lidhje me çështjen, Zharku ka thënë se është procedurë normale që të ndodh suspendimi derisa Komisioni i krijuar në ministri për t’i trajtuar ankesat e kryen punën e vet.
“Ka qenë edhe kërkesë imja që të gjitha ankesat të trajtohen në mënyrë qe të sqarohen të gjitha çështjet e ngritira nga Këshilli Drejtues”, ka thënë Zharku.
Zharku ishte emëruar në pozitën e drejtorit të QKK-së në shkurt të vitit 2018./21Media
 

Back to top button