Pezullohet nga puna një prokuror

 

 

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur sot një takim urgjent.

Në këtë takim, KPK-ja ka trajtuar kërkesën e autoritetit kompetent për shkelje disiplinore nga ana e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Me këtë rast, KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar”, thuhet në njoftimin e KPK-së./21Media

 

Back to top button