Pika e parë e vizitës së ministrave kosovarë në Luginë ishte pjesëmarrja në “Forumin Shqiptar për Zhvillim Ekonomik”

Ministrat kosovarë Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Hajrullah Çeku dhe Liburin Aliu pikë të parë të agjendës në kuadër të vizitës në Luginën e Preshevës kishin pjesëmarrjen në “Forumin Shqiptar për Zhvillim Ekonomik” në Medvegjë.
Në këtë forum janë mbledhur përfaqësues të shqiptarëve në Medvegjë për të diskutuar lidhur me sfidat që kanë në shtetin e Serbisë.
Sot në mëngjes Serbia ua ka refuzuar vizitën ministrave kosovarë.
Aliu ka thënë se në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, kanë bërë kërkesë të rregullt më 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës./21Media

Back to top button