Plagoset 27-vjeçari në Stanovc të Vushtrrisë, policia po e kërkon të dyshuarin

Mbrëmjen e sotme është plagosur një 27-vjeçar në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas autoriteteve mjekësore, është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë rast policia e ka cilësuar si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit. Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ,,Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”. Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu bëri të ditur se është në kërkim të personit i cili dyshohet se ka shtënë me armë. /21Media

Back to top button