Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset me armë zjarri një person në Kaçanik

Një person është plagosur me armë zjarri sot pasdite në fshatin Doganaj të Komunës së Kaçanikut.
Lajmin për Rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani, i cili ka informuar njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtimin mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.
Shabani ka informuar se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
”Mund të ju konfirmoj se një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dogana të Kaçankut. Njësitet tona janë në vendin e ngjarjes për të kuptuar më shumë për rastin dhe motivet. I plagosuri është dërguar në Kaçanik për trajtim mjekësor. Për detaje tjera ju njoftojmë me kohë”, ka bërë të ditur Shabani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button