Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Gjakovë, i dyshuari ende në arrati

Idyshuari është identifikuar, por nuk është arrestuar

Një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmë në Gjakovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se i dyshuari është identifikuar, por që ende nuk është arrestuar.
“Mbrëmë viktima mashkull i moshës madhore është paraqitur në Stacionin Policor-Gjakovë dhe ka raportuar se rreth orës 21:40 si pasojë e shkrepjes së armës nga i dyshuar, ka marr plagë në këmbë (plagë të lehtë). I dyshuari (po ashtu i moshës madhore) është identifikuar, mirëpo deri me tani nuk është arritur të arrestohet”, ka thënë Elezaj.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas policisë, rasti vazhdon të hetohet./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button