Plagoset një person në “Kodrën e Trimave”, policia tregon detajet

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Kodra e Trimave”, apo siç njihet ndryshe Vranjefc në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tregon ajo. “Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti. /21Media

Back to top button