Plagosje me armë zjarri në Junik
Viktima u dërgua në spital
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti aksidentalisht ka plagosur një person tjetër. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Junik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke larguar armën nga vetura, aksidentalisht ka shkrepur dhe ka plagosur viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar arma e gjuetisë me dy fishekë të kalibrit 12 mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./21Media