Plagosje në Fushë Kosovë, tre persona shoqërohen në polici

Një person është plagosur sot në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.”, ka informuar Ahmeti për rtv21.tv
Aktualisht, hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button