Plani i vaksinimit antiCovid, këto grupe do të vaksinohen të parat

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot deklaroi se me qëllim të vaksinimit të suksesshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka përcaktuar edhe target grupet për vaksinim si të parat.

Vaksinat antiCovid do të arrijnë në muajin shkurt, derisa grupet që do të vaksinohen së pari janë si më poshtë:

• Punëtorët shëndetësorë
• Personat e moshës mbi 65 vjeçare,
• Të gjithë personat me rrezik të lartë si ata :
• me sëmundje kronike të traktit respiratorë, siç janë astma, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose bronkitet,
• me sëmundje kronike të zemrës,
• me sëmundje kronike të veshkave,
• me sëmundje kronike të mëlçisë,
• me sëmundje kronike neurologjike, siç është sëmundja e Parkinsonit ose sëmundje tjera neurologjike,
• me aftësi të kufizuara,
• me diabet,
• disfunksian splenik ose aspleni,
• ata me sistem imunitar të dobësuar,
• personat Obes (i përcaktuar si BMI i 40 dhe më lart) ,
• Anëtarët e familjes të atyre pacientëve me rrezik të lartë,
• Ata persona që kujdesen për të moshuarit ose ndaj personave me aftësi të kufizuara, mirëqenia e të cilit mund të rrezikohet,
• Punëtorët që ofrojnë shërbime në një shtëpi të pleqve ose qendër rehabilituese, të cilët janë të përfshirë direkt në kujdesin e pacientë /personit të cenueshëm të cilët janë në rrezik të shtuar nga ekspozimi ndaj gripit,
• Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët social siç janë asistentët personal, që bëjnë përkujdesje familjare për pacientët me nevoja të veçanta.
• Personat e moshës mbi 40 vjeç,
• Punëtorët e arsimit,
• Policia, ushtria dhe stafi në institucione të rëndësishme shtetërore, si dhe
• Punëtorët e sektorit publik
• Personat me sëmundje shoqëruese dhe shtatzënat;
• Punëtorët e shërbimeve të sigurisë dhe shërbimet e lidhura me menaxhimin e COVID-19 si dhe grupet e tjera…

“Me një fjalë do të vaksinohen të gjithë ata që duhet vaksinuar.”, ka deklaruar Zemaj.

Ndryshe, 20 mijë qytetarë do të vaksinohen kundër koronavirusit brenda ditës./21Media

Back to top button