Zemaj takon ambasadorin e Turqisë dhe Italisë, flasin për situatën epidemiologjike

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, Nicola Orlando.

Në këta takim raportohet të jetë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe ndihmën që mund ta ketë Kosova nga Turqia e Italia.

“Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se Kosova edhe më tej ka nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtar.

“Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat anti covid në veçanti. Kosova është e bekuar me miqtë e saj”, ka shkruar ai.

Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, 6 January 2021

Back to top button