Planifikuan të vrasin një politikan, arrestohen 17 persona

Në Moldavi dhe Ukrainë janë arrestuar 17 persona pasiqë kanë planifikuar të vrasin një politikan

Prokuroria Shtetërore e Moldavisë, njoftoi sot se në shtetin e tyre dhe në Ukrainë, janë arrestuar 17 persona të dyshuar për planifikimin e vrasjes së një prej politikanëve moldavë më me ndikim, Vladimir Plahotnjuka, biznesmen dhe lider i Partisë Demokratike, partisë më të madhe qeveritare të koalicionit pro-evropian, raporton AP.

Prokurori i lartë për krime të organizuara, Vitalie Busuioc deklaroi se dy persona të paidentifikuar kanë urdhëruar vrasjen.

Në Moldavi janë arrestuar 8 persona kurse në Ukrainë 9 njerëzve, si të dyshuar, tek të cilët është konfiskuar edhe një sasi e armatimit.

Back to top button