Po bëhet baba, Krasniqi: Falënderimi i takon Zotit që më dha dhuratat më të mira në jetë

Në ditëlindjen e 35-të, boksieri kosovar, Robin Krasniqi ka marrë dhuratat më të mira në jetë. Ai sivjet e ka kurorëzuar dashurinë me modelen Marigona Krasniqin, ndërsa sot ata kanë bërë të ditur se do të bëhen prindër, shkruan rtv21.tv
Marigona e ka publikuar një imazh të bukur, krahas së cilit e ka bërë të ditur lajmin se është në pritje të ëmbël si dhe e ka uruar bashkëshortin e saj me rastin e ditëlindjes.
Fotografinë e njëjtë e ka publikuar edhe Robini, me ç’rast e ka falënderuar Zotin që i ka dhënë dhuratat më të mira në jetë.
“Qellimin dhe ëndërren me te bukur ne Jetë Zoti po na e realizon dhe po na jep mundesin te kemi Familien tonë!!”, ka shkruar boksieri në instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)


Kujtojmë që, Marigona Krasniqi dhe Robin Krasniqi janë fejuar në janar të këtij viti, ndërsa para dy javësh janë kurorëzuar në Gjermani./21Media

Back to top button