Po kontrabandonte pemë, kapet serbi

Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e vona të së mërkurës, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.

Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë: Pjeshkë 4200 kg, nektarinë 3500 kg, dardhë 1650 kg, kumbull 1450 kg dhe kajsi 800 kg.

Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti “kalim i paautorizuar i kufirit” dhe “kontrabandim me mall”.

Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë.

Back to top button