Po përpiqeni të humbni peshë, këto ushqime duhet t’i hiqni nga konsumi

Shumë ekspertë të shëndetit thonë se është e pakuptimtë t’i mohosh vetes disa ushqime të caktuara me pretekstin se të shtojnë në peshë, vetëm sa do t’ju shtohet dëshira për ato ushqime dhe do të përfundoni më e uritur dhe si pasojë edhe me disa kile më tepër.
Prandaj, ëmbëlsirat nuk janë në listë pasi mund t’i konsumoni kohë pas kohe. Megjithatë, disa ushqime realisht e meritojnë t’u vëni vizën, sidomos nëse po përpiqeni të bini në peshë. Në këtë rast, shmangni këto ushqime (kur mundeni) për të mposhtur dëshirën për të ngrënë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme dhe për t’ia arritur qëllimit për rënien në peshë.
ushq1
Çdo ushqim i shpejtë që përmban vetëm karbohidrate- Kur hani vetëm biskota, drithëra të thata, bukë, trupi i konverton karbohidratet në sheqerna të thjeshta dhe i dërgon ato direkt në anët e gjakut. Në mënyrë që trupi të përthithë dhe tresë këto sheqerna të tepërta, detyrohet të prodhojë më shumë insulinë. Kështu do të përfundoni me nivele të ulëta të sheqerit në gjak dhe më të uritur seç ishit. Prandaj është mirë të konsumoni ushqime që kanë jo vetëm karbohidrate, por edhe yndyra të shëndetshme dhe proteina. Ata marrin më shumë kohë për t’u tretur dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Kështu, fetën e bukës lyjeni me pak gjalpë kikiriku, ose drithërat shoqërojini me një copë djahtë me pak yndyrë, që të merrni njëkohësisht edhe karbohidratet edhe lëndë të tjera ushqyese.
ushqmeyndyr
Ushqimet me pak yndyrë-Studimet kanë treguar se njerëzit priren të hanë 30% më shumë kur e dinë që po konsumojnë ushqime të ulëta në yndyra. Problemi (përveç tejngopjes) është se kur kompanitë ushqimore heqin yndyrat nga ushqimet, ato largojnë një pjesë të shijes. Dhe, për ta kompensuar atë, ato shpesh shtojnë sheqer, duke i bërë produktet edhe më të dëmshme për ju.
ushngri
Ushqimet e ngrira-Shumë kompani ushqimore i mbushin ushqimet e ngrira me sodium, një konservues natyral, në mënyrë që të qëndrojnë sa më gjatë pa u prishur në frigorifer. Sodiumi, nga ana tjetër, shkakton grumbullim të ujit në trup, duke iu dhënë ndjesinë e fryrjes.
ushtpuf
Pijet e gazuara- I thoni lamtumirë pijeve të gazuara dhe çdo lloj pije tjetër me shije të ëmbël që thuhet se përmbajnë zero kalori. Ato vetëm sa do t’jua shtojnë dëshirën për të ngrënë. E shuani etjen me ujë: Është pa kalori, por e karbonizuar, që ju jep ndjesinë e ngopjes dhe përfundoni duke ngrënë më pak.

Back to top button