“Po të ishte votimi i fshehtë, edhe deputetë të VV-së do ta votonin tërheqjen e Trustit”

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, sonte në RTV21 deklaroi se po të ishte votimi i fshehtë, edhe deputetë të VV-së do ta votonin tërheqjen e Trustit.
Ai u shpreh se në këtë rrethanë të krizës ekonomike janë të prekur të gjithë.

Ndër të tjera, Lushtaku tha se kërkesa për tërheqjen e Trustit po bëhet nga nevoja

Me kërkesën që të lejohet tërheqja e mjeteve deri në 30% nga Fondi Pensional, qytetarë e deputetë të vendit kanë protestuar para objektit të Qeverisë të enjten. Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe pushteti që të lejojnë një gjë të tillë, duke thënë se janë mjetet e tyre dhe jo të Qeverisë. Ndryshimi ligjor që mundëson tërheqjen ka shkuar në Kuvend pa aprovimin e Qeverisë dhe të Komisionit të Buxhetit./21Media

Back to top button