Sadiku tha se Trusti do të duhej të tërhiqej deri në masën 10%

Politologu Arbnor Sadiku, sonte në RTV21 deklaroi se Trusti do të duhej të tërhiqej deri në masën 10% dhe jo më shumë se kaq.
Ai në emisionin debatues “Click” tha se tërheqja e 30% të mjeteve nga Trusti është pak e zmadhuar.
Sadiku tha se tërheqjen nga Trusti e sheh si diçka pozitive, por u shpreh se mendon deri në masën 10%.

Ndër të tjeram Sadiku u shpreh se është koha e fundit që Qeveria Kurti të mendojë nga prizmi i qytetarit, sikurse që ka qenë në opozitë.

Me kërkesën që të lejohet tërheqja e mjeteve deri në 30% nga Fondi Pensional, qytetarë e deputetë të vendit kanë protestuar të enjten para objektit të Qeverisë. Ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe pushteti që të lejojnë një gjë të tillë, duke thënë se janë mjetet e tyre dhe jo të Qeverisë. Ndryshimi ligjor që mundëson tërheqjen ka shkuar në Kuvend pa aprovimin e Qeverisë dhe të Komisionit të Buxhetit./21Media

Back to top button